Site icon Telegrafi

Plagosje në Vushtrri për shkak të pronës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur në këmbë me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 14:40 në Vushtrri dhe dyshohet se ka ndodhë si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një pronë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë 7.65mm.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version