Telegrafi

“Plagosje e lehtë me dashje”, Prokuroria mbyll hetimet për dhunën ndaj fisit Maja

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për anëtarët e fisit Rraja, të cilët akuzohen për dhunën barbare ndaj dy kushërinjve, Bilbil e Jashar Maja në muajin korrik.

Ata janë dërguar në gjyq me akuzat e “plagosjes së lehtë me dashje” dhe “kanosje”.

Megjithëse kushërinjtë Maja kërkuan ekspertim të ri mbi dëmtimet e dhunës barbare, grupi i ekspertëve që e hartoi doli në konkluzionin se dëmtimet janë kryer me mjet të fortë prerës, por nuk janë të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit.

Lexo po ashtu “Nuk ia falë sa të jem gjallë fisit Rraja”, Maja: Jemi 60 meshkuj në fis, do marr hak

Një muaj më parë, Prokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja të cilët dhunuan në mënyrë brutale Bilibil dhe Jashar Majën.

Në nisje të hetimeve, personat e përfshirë në këtë ngjarje u akuzuan për “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, por më pas Prokuroria ka vlerësuar se hetimi duhet të vijojë për “plagosje të lehtë me dashje”. /EuroNews/Telegrafi/