Telegrafi

Plagosje me armë zjarri në Suharekë

Foto: Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur në Shirokë të Suharekës, pas një fjalosje me dy persona, me ç’rast njëri nga të dyshuarit ka shtënë në drejtim të viktimës.

Policia bën të ditur se të shtunën rreth rreth orës 15 dy të dyshuar janë fjalosur me viktimën, me ç’rast njëri nga të dyshuarit i ka drejtuar dhe ka shkrepur armën në drejtim të viktimës.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/