Të enjten rreth mesnatës, në Podujevë, një person është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar, në rrethana të panjohura.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, i cili gjendet në arrati.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe njësit relevante policore janë duke hetuar rastin./Telegrafi/