Telegrafi

Dy të plagosur me armë zjarri në Podujevë – i dyshuari në ikje gjuan në drejtim të policisë

Një plagosje me armë zjarri ndodhi  këtë të diel rreth orës 20:00 në rrugë “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,

Sipas saj, bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga personi i dyshuar (i njohur për policinë) janë plagosur dy persona.

Ajo shtoi se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor.

Më tej tha se i dyshuari në ikje ka shtënë me armë në drejtim të policisë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të personit të dyshuar i cili në ikje e sipër ka shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policor të cilët detyrimisht i janë përgjigjur në mënyrën e njëjtë”, bëri të ditur Ahmeti.

Ndërkaq, aktualisht hetuesit policor janë në kërkim të personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin./Telegrafi/