Telegrafi

Plagosje me armë në Kurbin, gjendet arma me të cilën u qëllua 53-vjeçari

Pas kërkimeve të shumta, u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit pushkë që dyshohet se është përdorur mbrëmjen e kaluar nga shtetasi M. L. për plagosjen e shtetasit R. T. në Kurbin.

Si rezultat i kërkimeve të shumta gjatë natës, për dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar, në fshatin Gjormë, Kurbin, ku shtetasi M. L. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. T., shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë bërë të mundur gjetjen në një parcelë afër banesës së shtetasit M. L., e armës së zjarrit që dyshohet se është përdorur për këtë ngjarje.

Konkretisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë, me krehër me 8 fishekë në të dhe me një fishek në fole.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 41 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/