Site icon Telegrafi

Plagosja në Prishtinë, arrestohen dy persona

E plotësuar: Policia kanë konfirmuar se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona.

Sipas policisë nuk dihen endet motivet që kanë çuar deri te kjo ngjarje tragjike.

Po ashtu nga policia kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe dy armë.

“Në ora 15:40 ka ndodhur një rast i gjuajtjes me armë. Në vendin e ngjarjes kemi gjetur katër persona të plagosur. Janë arrestuar dy persona të dyshuar. Janë konfiskuar dy armë. Për momentin policia i ka këto informata. Për momentin nuk mund të spekulojmë për motivet e mundshme. Dyshohet se këtu banojnë të dy familjet”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi paditen e sotme në rrugën “Muharrem Fejza” ku mbeti një i vrarë dhe tre të plagosur, policia ka arrestuar edhe të dyshuarit e parë.

Këtë gjë e konfirmoi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të cilin tha se informatat e sakta rreth kësaj ngjarje do të dihen pas hetimeve.

Lexo po ashtu Të gjitha detajet e përleshjes me armë zjarri në Mati 1, në Prishtinë

“Ekipet e Policisë dhe Mjekësisë Urgjente kanë reaguar menjëherë dhe prioritet është trajtimi i të plagosurve të cilët tashmë janë transferuar në QKUK. Policia është duke mbledh informatat dhe tashmë ka edhe të arrestuar, por të gjitha informatat e sakta do të bëhen të ditura pas hetimeve nga institucionet e rendit”, tha Ahmeti.

Lexo po ashtu Pamje nga momenti i plagosjes me armë zjarri në Prishtinë (+18)

Kreu i Prishtinës gjithashtu shfrytëzoi rastin që të ngushëllojë familjen e viktimës, ndërsa uroi shërim për të plagosurit.

“Me shqetësim pranuam lajmin për ngjarjen e rëndë në Prishtinë ku si pasojë e një përleshjeje ka humbur jetën një qytetar dhe tre të tjerë janë të plagosur rëndë. Në emër të Komunës shpreh ngushëllime për familjen e viktimës, e lutemi e shpresojmë se të lënduarit e tjerë të shërohen”, tha Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version