Telegrafi

Plagosja në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një person u arrestua lidhur me rastin e plagosjes që ndodhi sot në Gjakovë.

Policia informoi se u konfiskua një armë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë, si dhe dy fishekë.

“Sot rreth orës 12:21 është pranuar informatë së në rrugën ‘Bardhyl Qaush’ në Gjakovë një person ishte qëlluar me armë zjarri. Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja si dhe është kuptuar se viktima mashkull i moshës madhore ishte qëlluar me armë zjarri. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe nga personeli mjekësore jemi njoftuar se gjendja e tij shëndetësore për momentin është stabile (jashtë rrezikut për jetë)”, bën të ditur policia.

Lexo po ashtu Plagoset një person në Gjakovë

“Sektori Rajonal i Hetimeve, të mbështetur edhe nga njësitet tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, pas një angazhimi operativ dhe hetimor rreth orës 14:00 kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një të dyshuar lidhur me rastin në fjalë: A. N., mashkull i lindur në vitin 2001, shtetas i Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.

Lidhur me rastin, u njoftua edhe prokurori i shtetit me vendimin e të cilit, i dyshuari u ndalua në mbajtje për 48 orë si dhe rasti u iniciua si “Vrasje në tentativë”. /Telegrafi/