Një person me probleme të shëndetit mendor ka plagosur dy persona paraditen e sotme në pazarin e fruta perimeve në Korçë.
Bëhet fjalë për një grua 52-vjeçare si dhe një 60-vjeçar i cili mësohet të ketë ndërhyrë për të neutralizuar situatën.
Autori mësohet të ketë qenë Jonis Mazllemi, banor i qytetit të Korçës i cili ka qenë i pajisur me një mjet prerës hanxhar në momentin kur ka goditur gruan e cila është shitëse në këtë pazar dhe me pas ka goditur e personin tjetër që erdhi në ndihmë 52- vjeçare.
Ndërkohë një grua që ka qenë dëshmitare në vendngjarje ka treguar se si ndodhi ngjarja, ku 36-vjeçari ka ardhur me vrap dhe ka qëlluar gruan.
“Unë isha tani. I hyri me sëpatë. Gruaja ra poshtë,. Nuk pari konflikt mes tyre. Erdhi me sëpatë dje i ra. E njoh gruan ishte aty. Nuk e di ça u bë pastaj,. Ai ishte i droguar. Nuk e di nëse zunë apo jo”-tha ai.
Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të plagosurve është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën ndërkohë nga ana tjetër policia dhe grupi i hetimit thonë se 36-vjeçari është shoqëruar në mjediset e komisariatit të Korçës ku po merret në pyetje për rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Policia ende nuk ka bërë me dije se cili është shkaku i kësaj ngjarje por burime të siguruara thanë se ka qenë gjithçka e një momenti të pakontrolluar nga personi me probleme të shëndetit mendore, i cili mendohet të ketë dhe konsumator i drogës. /Telegrafi/