Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në një lokal në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje tjera lidhur me këtë rast.
Sipas policisë, ankuesi shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me disa shokë të tij kanë pasur një konflikt verbal me disa persona.
Pas konfliktit verbal personat e dyshuar u kanë drejtuar armët me c’rast e kanë qëlluar viktimën në këmbë.
Njësia policore nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar një gëzhojë dhe një veturë që dyshohet se u përket të dyshuarve.
Viktima pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit është liruar, kurse të dyshuarit janë në kërkim policor. /Telegrafi/