Policia në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar për plagosjen e shokut të tij. Plagosja kishte qenë aksidentale dhe kishte ndodhur në orët e para të së shtunës.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ende nuk e kanë gjetur armën. /Telegrafi/