Telegrafi

Plagosi aksidentalisht me pushkë ajrore një person, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Një person është arrestuar të hënën në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pushkë ajrore një person tjetër.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

“Mitrovicë Jugu 19.06.2023-11:20.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pushkë ajrore viktimën mashkull Kosovar. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës dhe pas tretmanit mjekësorë është liruar”, thuhet në raportin policor.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Telegrafi/