Një person është plagosur ditën e shtunë në Suharekë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, transmeton Telegrafi.
“Raportohet për të shtëna me armë zjarrin nga dy të dyshuar meshkuj kosovar (familjar në mes veti), ku njëri është plagosur dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy pistoleta dhe 16 gëzhoja janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, policia njofton se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Lidhur me rastin, Telegrafi ka tentuar të marrë më shumë detaje nga policia, por që deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./Telegrafi/