Telegrafi

Plagoset  një person në Prizren

Foto: Ilustrim

Një person pasi e ka sulmuar një person tjetër ka shtënë më armë zjarri drejt tij, me ç’rast e ka plagosur dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:53 në rrugën “Latif Berisha”, në Prizren.

Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor në emergjencë dhe i njëjti ndalet për shërim të mëtutjeshëm në Spitalin e Prizrenit.

“Viktima mashkull  kosovar raporton se i dyshuari mashkull  kosovar, pasi e ka sulmuar fizikisht ka shtënë me armë zjarri me ç ‘rast e ka plagosur viktimën dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në emergjencë dhe i njëjti ndalet për shërim të mëtutjeshëm ne Spital në Prizren. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa i dyshuari ende është në arrati”, thuhet në raport. /Telegrafi/