Telegrafi

Plagoset një person në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Foto: Ilustrim

Një person është dërguar në QKUK, i cili pas një mosmarrëveshje është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Memo Mato”, në Prishtinë.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që pas një mosmarrëveshje është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja”, thuhet në raport.

Në raportin e Policisë së Kosovës po ashtu thuhet se i dyshuari gjendet në arrati. /Telegrafi/