Telegrafi

Plagoset një person në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person për shkaqe ende të panjohura është plagosur në këmbë me armë zjarri nga një person tjetër, i cili gjendet në arrati.

Sipas policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:47, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ku pas tretmanit është liruar në shtëpi.

“ Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, të cilët kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të armës së zjarrit”, thuhet në raport. /Telegrafi/