Një person derisa kishte ndërhyrë në rrahje të disa personave, është plagosur me armë në këmbë.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:20, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/