Një 58-vjeçar është plagosur sonte në Isniq të Deçanit, me armë zjarri. Lajmin për plagosjen e bëri të ditur për kallxo.com mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal të Pejës Sadri Berisha.
Sipas Berishës, i plagosuri është sjellë në orën 21:00 në Emergjencën e Spitalit të Pejës me autoambulancën e Deçanit.
“Pacienti ka marrë plagë nga armët e zjarrit dhe pasi është bërë vlerësimi i gjendjes është dërguar per QKUK”, tha Berisha.