Një gazetar i Fox News është lënduar në periferi të Kievit të Ukrainës. Këtë e ka konfirmuar vet mediumi ku ai punon.
Sipas këtij mediumi, ekzistojnë “shumë pak detaje për ekipin në terren që po punon shumë – duke tentuar të mbledhin sa më shumë informacione lidhur me rastin”, transmeton Telegrafi.
Thinking of you buddy @BenjaminHallFNC 🙏🏼 https://t.co/gJrfMfW9jX
— Lauren Gambino (@laurenegambino) March 14, 2022
E këto raportime vijnë pasi në profilin e Kryeprokurores së Ukrainës, Irina Venediktova, është bërë e ditur se të hënën një gazetar britanik është plagosur rëndë në Ukrainë, dhe aktualisht është në repartin e kujdesit intensiv nën mbikëqyrjen e mjekëve.
“Ky njeri nuk ishte brenda ndonjë baze ushtarake, ku sipas zyrtarëve rusë – janë vazhdimisht cak i bombardimeve. Ai është lënduar rëndë”, thuhet ndër tjera në njoftimin e zyrës së prokurorit ukrainas.
Memo just sent to Fox News employees on injuries sustained today by a network correspondent in Kyiv, Benjamin Hall: pic.twitter.com/JvFid5qBue
— Michael M. Grynbaum (@grynbaum) March 14, 2022
Në anën tjetër një ditë më parë një gazetar i New York Times ka humbur jetën në Ukrainë, si pasojë e granatimeve të pandërprera nga forcat ruse. /Telegrafi/
Watch the latest video at foxnews.com