Një person ka raportuar se derisa sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, një person tjetër ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:20 në rrugën “Hys Popova”, në Prishtinë.
Siç thuhet në njoftim, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pas marrjes së tretmanit është liruar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, si pasojë viktima ka mbetur i plagosur në këmbë. I njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pas marrjes së tretmanit është liruar. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/.