Pas të shtënave me armë zjarri, mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës, rreth orës 22:00, janë plagosur dy persona, me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë.
Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat: A. S , 30 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, E. S, 23 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar”, thuhet në këtë komunikatë.
Sipas këtij njoftimi theksohet se të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat , nuk ka mundur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 01:00 ka ndërruar jetë. /Telegrafi/