Dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sot rreth orës 13:40 në qendër të qytetit të Klinës.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë. Policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dërguar në spital në Pejë…Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova, duke shtuar se motivet mbeten të panjohura për momentin.
Sipas mediumit lokal Klina.info, të dy personat e përfshirë në këtë rast janë biznesmenë. /Telegrafi/