Telegrafi

Plagosen me armë zjarri dy persona në Lipjan

Foto: Ilustrim

Dy persona janë plagosur me armë zjarri, mbrëmjen e së mërkurës në Smallushë të Lipjanit.

Të dy personat janë plagosur në këmbë, ndërkaq bëhet e ditur se ata janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, rreth orës 18:44 kemi marr informatë se në fsh. Smallushë të Lipijanit, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet policore i janë përgjigjur thirrjes, në vend ngjarje kanë hasur dy persona të lënduar në këmbë, të njëjtit janë transportuar për në QKUK-në.  Njësitet relevante policore janë duke bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes”, tha Krasniqi. /Telegrafi/