Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Vajnik të Skenderajt, viktima mashkull shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri.
Në një njoftim për media nga Policia thuhet se nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë e llojit Parabell me një karikator me 5 copë fishekë dhe një gëzhojë të kalibrit 9 mm.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitë policore janë duke hetuar rastin.