Telegrafi

Plagos aksidentalisht shokun me armën e babait, pezullohet nga puna polici në Gjirokastër

Foto: Ilustrim

Një polic në Gjirokastër është pezulluar pasi djali i tij 16-vjeçar plagosi me armën e shërbimit shokun e tij.

Shtetasi O.V., po 16 vjeç, u plagos aksidentalisht në këmbë nga shoku i tij, E.Gj.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra, punonjësin e Policisë, inspektor T. Gj., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor. Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin administrativo-penal për këtë rast. /Telegrafi/