Telegrafi

Plaçkitet shtëpia e Arbër Zenelit dhe ajo e Valon Berishës

Shtëpia e e Arbër Zenelit dhe ajo e Valon Berishës janë plaçkitur derisa dyshja ishin në udhëtim me Reimsin.

Dëmet janë vlerësuara midis 300,000 dhe 350,000 euro ka bërë të ditur zyra e prokurorit të Reims, duke konfirmuar informacionin e France Bleu Champagne-Ardenne, raporton 20min.

Dy yjet e Kosovës po udhëtonin me ekipin në Valenciennes në momentin e ngjarjes ka bërë dë ditur Ludovic Andre, prokuror i Reims.

“Vjedhja është konstatuar për mbrëmjen e së mërkurës, hetimet janë hapur dhe policia gjyqësore ka filluar hetimet”, ka thënë prokurori.

Sipas dyshimeve të para, janë vjedhur dy çanta Louis Vuitton dhe shtatë ora Rolex, me një vlerë totale nga 300.000 deri në 350.000 euro.

Tashmë ka një dëshmitar për rastin dhe kamerat CCTV janë “në funksion”, shtoi më tej prokurori, duke zbuluar se ende nuk kanë rënë në gjurmët e plaçkitësve. /Telegrafi/