Site icon Telegrafi

Pjesëtari i Wagnerit nga Bakhmuti: Kemi dhjetëra mijëra kufoma të pjesëtarëve tanë dhe të ushtrisë së rregullt ruse

Se luftimet më të ashpra në luftën e Ukrainës po zhvillohen në Bakhmut e konfirmojnë të dyja palët.

Një video amatore e një pjesëtari të grupit mercenar rus Wagner, shihet me helmetë në kokë duke thënë nga fushëbeteja, se ky qytet është mbushur me kufoma të pjesëtarëve të tyre, ushtrisë së rregullt ruse dhe grupeve tjera paramilitare, transmeton Telegrafi.

Madje ai është i bindur se ky qytet nuk ka kurrfarë rëndësie strategjike për Rusinë, dhe se është pakuptimtë që kaq shumë jetë njerëzish të humben për këtë vend.

Lexo po ashtu Vdekje tjetër misterioze e një politikani në Rusi, kritikoi luftën në Ukrainë - ndërron jetë në aeroplan zëvendësministri i Shkencës

Ai thotë rrugët e Bakhmutit janë mbushur me dhjetëra mijëra kufoma të Wagnerit dhe ushtrisë së rregullt ruse, që sipas tij askush nuk po shkon për t’i mbledhur.

Në anën tjetër, kreu i këtij grupi famëkeq Yevgeny Prigozhin, pretendonte ditë më parë se kanë arritur të marrin nën kontroll këtë qytet në lindje të Ukrainës.

E Kievi menjëherë reagoi duke thënë se ushtarët ukrainas gjenden akoma atje, dhe se rusët nuk e kanë pushtuar këtë qytet që për ta ka një rëndësi të madhe. /Telegrafi/

 

Exit mobile version