Site icon Telegrafi

Pjesëtarët e sigurimit të lokalit të natës rrahen brutalisht me disa të rinj nga Irlanda e Veriut, gjithçka i parapriu fjala “kthehu nga ke ardhur”

Ky është momenti kur shpërthen dhuna e paparë, mes disa të rinjve dhe pjesëtarëve të sigurimit të një klubi nate në qytetin e Liverpoolit.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale, shfaq stafin e sigurimit duke u rrahur me disa të rinj, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur më 21 maj rreth orës 21:00, ku për disa minuta kalimtarët e rastit ishin dëshmitarë të skenave të dhunshme.

Gjithçka filloi kur njëri prej pjesëtarëve të sigurimit i tha një të riu: “kthehu nga ke ardhur”, veprim ky që irritoi të rinjtë dhe që menjëherë iu vërsulën.

Në rrahje janë përfshirë mbi 20 persona dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur pas përfundimit të videos së publikuar më poshtë.

E policia ka njoftuar se kishte lokalizuar dy të dyshuar jo larg vendit ku kishte ndodhur rrahja. Bëhet fjalë për dy të rinj të moshës 27 dhe 35-vjeç nga Irlanda e Veriut, që përfunduan në pranga. /Telegrafi/

Exit mobile version