Telegrafi

Pjesëtarët e njësive speciale ukrainase futen në istikamet e rusëve dhe eliminojnë ushtarët e Putinit

Ky është momenti kur pjesëtarët e njësive speciale të ushtrisë ukrainase të infiltruar brenda istikameve të rusëve, qëllojnë një ushtar rus.

Nga ky sulm janë vrarë dhjetë ushtarë rusë, kurse aksioni ka ndodhur diku në jug të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Në kamerën e vendosur në uniformën e ushtarit ukrainas, shihet sesi trupat ruse as që kanë kohë të reagojnë para se të eliminoheshin.

Videoja tregon sesi pjesëtarët e forcave speciale përdorin granata dore, për të vrarë ushtarët rusë të cilët i prisnin derisa po iknin dhe ua hidhnin granatat para këmbëve.

Pamjet janë marrë nga kamerat e pjesëtarët e SSO-s të ushtrisë ukrainase, që janë të angazhuar në misione sekrete dhe që për detyrë kanë të infiltrohen nëpër njësitë ruse dhe të mbledhin informacione. /Telegrafi/