Telegrafi

Pjesëtarët e forcave speciale ukrainase shfaqin videon nga luftimet e ashpra në rajonin rus të Kurskut

Pjesëtarët e forcave të operacioneve speciale pranë ushtrisë ukrainase të njohura si SOF, kanë shfaqur pamjet nga operacionet e tyre luftarake në rajonin Kursk të Rusisë.

Ata postuan një videon në profilin e tyre në Facebook, ku shihen pjesëtarët e SOF-it duke u futur në vendbanimet ruse në rajonin e Kurskut, transmeton Telegrafi.

“Rusët po tentojnë të mbrohen në zonat industriale – duke marrë pozicione mbrojtëse dhe duke u futur nëpër shtëpi të civilëve”, u tha nga SOF-i ukrainas.

“Prita, sulme, me artileri dhe kapja rob e ushtarëve rusë, është një prej detyrave rutinore të SOF-it”, thuhet përbri videos së postuar.

Në anën tjetër, ukrainasit pretendojnë se kanë arritur të shkatërrojnë tri ura në rajonin e Kurskut, me qëllim që të ngadalësojnë transferimin e armëve ruse në Ukrainë. /Telegrafi/