Site icon Telegrafi

“Pjesë të trupit kudo, …”: Dëshmitarët okularë përshkruajnë ‘skenën e papërshkrueshme’ pas shpërthimit në spitalin e Gazës

Dy dëshmitarë të shpërthimit vdekjeprurës të martën në një spital në Gaza përshkruan skenën pas shpërthimit, për të cilin Ministria Palestineze e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi ka thënë se vrau qindra njerëz.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njëri, një mjek që punon me Mjekët pa Kufij dhe tha se ishte brenda spitalit në atë kohë, përshkroi se kishte parë “shumë trupa të copëtuar” pas shpërthimit, duke përfshirë një fëmijë me kokë të këputur.

Mjeku, Dr. Ghassan Abu-Sitteh, tha se ai besonte se numri i përgjithshëm i vdekjeve “do të vazhdojë të rritet”.

Ndërsa një tjetër dëshmitar, Adnan, i tha CNN se shkatërrimi që pasoi shpërthimin ishte “përtej normales”.

Lexo po ashtu Turqia shpall tri ditë zie kombëtare – protesta në të gjithë Lindjen e Mesme pas sulmit në një spital në Gaza

“Nëse shikoni atje në rrugë, ka pjesë trupash kudo, koka dhe duar njerëzish, duar dhe tru fëmijësh”, tha Adnan, i cili deshi të tregonte vetëm emrin e tij. “Është vërtet e papërshkrueshme”.

CNN thotë se nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur se çfarë e shkaktoi shpërthimin dhe as shkallën e viktimave.

Zyrtarët e Gazës fajësuan Izraelin, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se ishte rezultat i një lëshimi të dështuar të raketës nga Xhihadi Islamik. Ky grup mohoi pohimin izraelit.

Qeveria amerikane aktualisht beson se Izraeli “nuk është përgjegjës” për shpërthimin, sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version