Telegrafi

Pjesë nga klipi i ri i Kiddës dhe Capital T

Dy yjet e skenës shqiptare, Kidda dhe Capital T, kanë finalizuar thuajse projektin e ri muzikor.

Të njëjtit përmes rrjeteve të tyre sociale kanë bërë të ditur se së shpejti do të lansohet kënga e tyre e përbashkët e quajtur “Magji”.

Kapo madje ka ndarë edhe një pjesë nga klipi që duket të jetë veror dhe tejet ritmik.

Capital T (Foto: Instagram)

“Më shpejt se sa mendoni”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Artistët vijnë me paraqitje të mahnitshme skenike e klip të veçantë të drejtuar nga Valon Aziri.

Ky është vetëm një nga bashkëpunimet e kësaj vere, pasi janë paralajmëruar edhe disa të tjerë.

Mozzik dhe Elvana, Ledri dhe Majk, Noizy dhe Elgit Doda, Tayna dhe Azet – janë disa nga artistët e tjerë që së shpejti do të vijnë në duet. /Telegrafi/