Telegrafi

Pjesë e grupit që u “tallen” me Trumpin ishte edhe Princesha britanike – ajo u duk sikur injoroi presidentin amerikan edhe në një rast tjetër

Vajza e vetme e mbretëreshës Elizabeth II, Princesha Anne, është bërë subjekt i komenteve të ndryshme në rrjetet sociale, pasi është parë me një grup të liderëve botërorë, të cilët duket se po “talleshin” me presidentin Donald Trump, në Buckingham Palace mbrëmjen e së martës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një video që është bërë virale në mediat sociale, Anne, 69 vjeçe, u pa duke biseduar me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Boris Johnson, me Trump në dukje temë e bisedës.

Udhëheqësit botërorë morën pjesë në një pritje mbretërore përpara samitit të NATO-s në Londër të mërkurën.

Aty, shkruan Newsweek, Trudeau, Macron dhe Johnson duket se bëjnë shaka për gjatësinë e konferencave për shtyp të Trump dhe reagimet e administratës së tij.

Ndërkohë në një video tjetër nga pritja shkoi gjithashtu virale, në të cilën “Anne i mungonte linjës pritëse mbretërore” pasi Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump ofruan përshëndetjet zyrtare për Mbretëreshën Elizabeth II dhe Princin Charles.

Sidoqoftë, Newsweek e kupton që Anne nuk ishte pjesë e linjës zyrtare të pritjes dhe vetëm mbretëresha, Charles dhe Camilla, Dukeshë e Cornwall, ishin të detyruar të pritnin zyrtarisht mysafirët.

Në një moment në pamje, mbretëresha duket se i bën vërejtje Anne-s, e cila shihet duke qëndruar anash, për mungesën e saj nga linja dhe Anne. /Telegrafi/