Telegrafi

Pjesë e albumit “Heart Broken Kids” të Capital T do të jetë edhe Elinel

Foto: Screenshot/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka nisur punën për albumin e ri të quajtur “Heart Broken Kids”.

Derisa është duke punuar vazhdimisht në këtë projekt madhështor, ai ka dhënë disa detaje të reja rreth disa bashkëpunimeve.

Përveç që do të ketë një duet me MC Kreshën, në album të Kapos do të jetë edhe zëri i veçantë i Elinel.

Dyshja këtë e kanë njoftuar së fundmi përmes disa postimeve që kanë bërë në rrjete sociale.

Lexo po ashtu Capital T publikon këngën e re "Nashta"

“Kënaqësi që të jem pjesë e albumit Heart Broken Kids. I vërtetë që nga dita e parë”, ka thënë Elinel në postimin e shpërndarë.

Deri më tani Capital T ka publikuar vetëm një këngë të albumit të quajtur, “Nashta”.

Trim Ademi (emri i plotë) sot pritet të zbulojë listën e plotë me këngët e albumit. /Telegrafi/