Telegrafi

Pjesa më e vështirë e të qenit i famshëm: Videoja që tregon se nuk është aspak e lehtë të jesh Messi

(Foto: Screenshot/TikTok)

Nëse ndonjëherë keni dashur të dini se çfarë përjeton Lionel Messi secilën herë që del me veturën e tij në qytetin e Barcelonës, mund ta shihni në videon e mëposhtme.

Superylli argjentinas është nga futbollistët më të mirë që kanë shkelur në fushën e futbollit, ndërsa ai ka miliona fansa anekënd botës.

Ndërsa ata që ndodhen në qytetin ku jeton 33-vjeçari, e shfrytëzojnë secilën mundësi që ta takojnë idhullin e tyre.

Një përdorues i rrjeteve sociale, e ka sjellë momentin e paharruar kur fansat ia bllokojnë veturën me telefonat e tyre, në përpjekje që ta kapin çastin me yllin e futbollit.

Argjentinasi është i sjellshëm me të gjithë, por kjo video është dëshmi se nuk është aspak e lehtë të jesh Lionel Messi. /Telegrafi/