Derbi i xhiros së parë në Ligën Premier mes Chelseat dhe Liverpoolit po del të jetë i jashtëzakonshëm, ku pjesa e parë është mbyllur 1-1.
Reds e nisën më mirë takimin, duke qenë më të rrezikshëm me disa raste.
Si pasojë e kësaj erdhi edhe goli, kur në minutën e 18-të asistimin e Mohamed Salah e ktheu në gol Luis Diaz për 1-0.
LUUUUCHHHOOOOO
Luis Diaz scores Liverpool’s first goal of the season! 🫡⚽️
— Parceros United (@ParcerosUnited) August 13, 2023
Liverpooli shënoi edhe një herë në minutën e 29-të me Salah, por egjiptiani ishte në pozitë jashtë loje dhe pas rishikimit të VAR u anulua goli.
Chelsea mori baraspeshën në minutën e 37-të, kur Alex Disasi shënoi nga afër për 1-1.
https://twitter.com/vartatico/status/1690757348854259713
Pas dy minutash londinezët shënuan edhe njëherë me Ben Chilwell, por edhe ky gol u anulua për pozitë jashtë loje pasi u shikua në VAR.
Pjesa e dytë është premtuese, duke e parë pjesën e parë, rastet dhe golat. /Telegrafi/