Telegrafi

Pjesa e parë, Juventus 0-0 Inter: Pa gola, por shumë luftë, zhurmë dhe emocione

Pjesa e parë mes Juventusit dhe Interit është mbyllur pa gola.

Ndeshja e vlefshme për një vend që dërgon në finalen e Kupës së Italisë, ka qenë me emocione edhe pse rrjetat heshtën.

Rastet më të mira i kishin mysafirët, pasi ishin vënë në ndjekje të rezultatit, pasi ndeshja e parë në San Siro u fitua nga Juventusi 2-1.

Lautaro Martinez kërkoi penallti në minutën e 10-të, por i të njëjtit mendim nuk ishte gjyqtari.

Pastaj raste të mira kishin edhe Eriksen dhe Lukaku, por pa sukses.

Juventusi u kundërpërgjigj me dy raste të Cristiano Ronaldos, por një herë mbrojtja, në të dytë Hananovic ishte në vend.

Pjesa e dytë pritet të jetë e zjarrtë. /Telegrafi/