Miralem Pjanic po kërkohet me ngulm nga Barcelona, ndërsa agjenti i tij ka thënë se janë të lumtur që kërkohen nga një klub i tillë.
Barcelona ka dështuar të arrijë marrëveshje me Antoine Griezmann, ndërsa largimi i Andres Iniesta në Japoni, ka lënë shumë hapësira në skuadër.
“Ne jemi shumë të kënaqur që lidhemi me këtë klub”.
“Ai tërhoqi interesin e klubeve të mëdha për gjërat e mira që ai ka bërë me Juventusin”.
“Për momentin Miralem është në pushime, kështu që nëse Barcelona dëshiron ta nënshkruajë me të, ata duhet të kontaktojnë Juventusin për të filluar negociatat”, ka thënë agjenti tha Michael Becker për Mundo Deportivo.
Në fakt, përveç Barcelonës, sipas ‘Tuttosport’, edhe Real Madridi do të ishte shumë i interesuar për Pjanic.
Kjo është arsyeja pse Juventusi ka vendosur tashmë një çmim të mundshëm, duke filluar nga 80 milionë euro. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uvAMQIwtWcE