Miralem Pjanic thuhet se ka refuzuar kalimin te Manchester United dhe Paris Saint-Germian, pasi preferon transferimin te Barcelona.
Mesfushori boshnjak ka kaluar katër vite te Juventusi, duke bërë 167 paraqitje, por koha e tij në Torino duket se do të përfundojë në këtë verë.
Diario Sport raporton se 30-vjeçari e do vetëm kalimin te Blaugranasit dhe shpreson që në afatin kalimtar veror të mbyllë marrëveshjen.
United ka kohë që e dëshiron transferimin e Pjanicit, mirëpo ai kishte refuzuar të largohej nga Zonja e Vjetër.
Madje, Djajtë e Kuq tani kishin menduar të merrnin boshnjakun në Old Trafford në këmbim të marrëveshjes për Paul Pogban.
Në anën tjetër, PSG kishte ofruar një shumë të lartë për boshnjakun, por ish-anëtari i Romës e preferon kalimin në Camp Nou. /Telegrafi/