Telegrafi

Pjanic pritet të largohet nga Barcelona, por e ardhmja e tij është e lidhur me trajnerin Allegri

Miralem Pjanic është bashkuar me Barcelonën muaj më parë nga Juventusi.

Për mesfushorin boshnjak është një ëndërr e bërë realitet të luaj me klubin katalunas, por ai nuk është përshtatur mjaftë mirë në Camp Nou.

Kësisoj mediat spanjolle dhe ato italiane kanë raportuar se reprezentuesi boshnjak mund të largohet më herët se që e kishte menduar nga Barça.

30-vjeçari deri më tani ka zhvilluar nëntë ndeshje me fanellën blaugrana, por pa arritur të gjejë rrjetën ose të asistoj.

Forma e tij është shqetësim për Barcelonën e cila mund ta shes boshnjakun nëse vije një ofertë e mirë financiare.

Gjithsesi sipas medieve spanjolle dhe atyre italiane e ardhmja e Pjanic lidhet ngushtë me të ardhmen e trajnerit Massimiliano Allegri.

Besohet se boshnjaku ka pasur kontakte me trajnerin italian duke i kërkuar atij që ta marrë nëse bëhet me skuadër të re.

Allegri së fundmi është lidhur me Interin, por nuk përjashtohet mundësia që trajneri italian ta marrë edhe drejtimin e PSG-së ose Manchester Unitedit. /Telegrafi/