Site icon Telegrafi

Pjanic: Kemi arritur një objektiv të rëndësishëm

Miralem Pjanic gjatë festës së golit ndaj Atalantas (Foto: Getty Images)

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Ataltantas që i dërgoi ata në finale të Kupës së Italisë.

Ylli boshnjak shënoi golin e vetëm në takim dhe thotë se finalja është një tjetër objektiv i arritur.

“Atalanta janë një skuadër e mirë, luajtën në gjysmëfinale dhe shkaktojnë probleme shumë skuadrave”.

“E komplimentoj se si po luajmë këtë sezon dhe se kemi arritur një objektiv të rëndësishëm”, ka thënë Pjanic për Rai Sport.

Kjo është finalja e katër radhazi për Bianconerët dhe ata do të përballen me fituesin e ndeshjes Lazio – Milan.

Pjanic ka shënuar këtë sezon gjashtë gola dhe ka dhuruar 10 asistime në të gjitha garat.

Në 31 paraqitje ai ka luajtur 2.473 minuta. /Telegrafi/

Exit mobile version