Site icon Telegrafi

Pjanic: Juve dhe Milani kanë gjasa të barabarta për Kupën

(Foto: Getty Images)

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, beson se gjasat ndërmjet skuadrës së tij dhe Milanit për ta fituar Kupën e Italisë janë të barabarta.

Zonja e Vjetër thuajse e ka siguruar Scudetton e shtatë radhazi dhe është në kërkim të Kupës së Italisë për të katërtën herë radhazi.

(Foto: Getty Images)

Të mërkurën mbrëma, Bianconerët luajnë kundër Rossonerëve në Stadio Olimpico.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Miralem Pjanic

“Fitimi i Kupës do të ishte gjë e rëndësishme për ne dhe do të shënonte një tjetër rekord, ndërsa Juventusit i pëlqen të vë rekorde”.

“Milani është kundërshtar i vështirë, ata kanë bërë gjëra të shkëlqyera dhe Gattuso e ka gjetur baraspeshën e duhur”.

(Foto: Getty Image

“Gjasat janë 50-50 dhe do të varet nga ne që të bëjmë diçka të veçantë për t’i kthyer gabimet në favorin tonë”.

“Ata duan të nisin të fitojnë sërish trofe, ndërsa ne duam ta sjellim trofeun edhe një herë në Torino”.

“Presim një finale të bukur, Kupa e Italisë është një tjetër garë dhe ne duam të fitojmë gjithçka”, ka deklaruar Pjanic për Rai. /Telegrafi/

Exit mobile version