Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic thuhet se është ‘Plani B’ i Barcelonës nëse nuk arrijnë ndonjë marrëveshje për Marco Verrattin e Paris Saint-Germain.
Sipas Gazzetta dello Sport dhe Mundo Deportivo, Verratti nuk ka asnjë qëllim të kthehet në Francë ose të bashkohet me shokët e tij për përgatitjet para-sezonale.
Megjithatë, nëse vullneti i reprezentuesit të Italisë nuk respektohet atëherë të dy gazetat pohojnë se Barça ka tashmë një “Plan B”.
Sipas këtyre mediumeve, katalunasit do të kthehen te Pjanic, të cilin e kanë ndjekur prej kohësh, madje edhe para se ai të nënshkruante për Romën në vitin 2011.
Pjanic u transferua te Juve për 32 milionë euro verën e kaluar dhe shënoi tetë gola në 47 paraqitje për të ndihmuar klubin e tij të fitonte dy tituj në nga tre sa ishte në garë në 2016-17. /Telegrafi/