Telegrafi

Pjanic e ofendon Koemanin pas shkarkimit nga Barcelona, por pastaj fshin postimin

Miralem Pjanic ishte një nga ‘viktimat’ e Ronald Koeman te Barcelona, me trajnerin holandez që nuk e pëlqente mesfushorin boshnjak, duke mos i dhënë minuta.

Pjanic preferoi largimin gjatë verës, ku në fund përfundoi te Besiktas.

Pasi dëgjoi për shkarkimin e Koeman, Pjanic duke se nuk u mërzit edhe aq shumë, përkundrazi ai u gëzua, duke e pëlqyer postimin në lidhje me shkarkimin e trajnerit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ronald Koeman shkarkohet nga Barcelona

Ai më pas shkroi edhe në dhe në Instagram një thënie që ishte edhe banale: “Duhet të dini se kur ta lëshoni m*tin të shkoj”.

 

Pjanic, pastaj e fshirë postin, por ai tashmë është bërë viral dhe është publikuar nga shumë media.

Që prej largimit për në Turqi, boshnjaku ka qenë shumë kritik ndaj Ronald Koeman.

Ai kishte thënë se nëse do të qëndronte, do të humbiste një vit te Barcelona. /Telegrafi/