Site icon Telegrafi

Pjanic i dyshimtë për Porton, formacioni i mundshëm i Juves

Juventusi pritet të mos i ketë në dispozicion Andrea Barzaglin dhe Giorgio Chiellinin në udhëtimin e Ligës së Kampionëve të Porto, ndërsa në dyshim është edhe Miralem Pjanic.

Përballja e parë e 1/8 së finales mes dy skuadrave zhvillohet të mërkurën në Estadio do Dragao.

Dy mbrojtësit e Zonjës së Vjetër kanë probleme muskulore dhe gjasat janë të vogla që ata t’i kalojnë testet mjekësore për t’u shpallur të aftë për lojë.

Lexo po ashtu Tensione mes Allegrit dhe Bonuccit, trajneri i thotë: Mbylle gojën, budalla! (Video)

Kështu, në qendër të mbrojtjes pritet të angazhohet Medhi Benatia ose Daniele Rugani, krahas të përhershmit Leonardo Bonucci.

Një tjetër shqetësim për Massimiliano Allegrin është mesfushori boshnjak, Pjanic, i cili e ka lënduar nyjën.

Trajneri tashmë ka bërë të ditur se nuk do ta ndryshojë formacionin 4-2-3-1 me Mario Mandzukicin në krah, teksa Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala e përbëjnë sulmin. Në krahun tjetër pritet të luajë Juan Cuadrado.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon; Lichtsteiner, Bonucci, Benatia, Alex Sandro; Khedira, Marchisio; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain. /Telegrafi/

Exit mobile version