Juan Antonio Pizzi ka thënë se sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është sulmuesi ideal për mënyrën e futbollit të luajtur të Barcelonës.
Raportet për një transferim veror në Camp Nou vazhdojnë të qarkullojnë, pasi Barcelona nuk e ka maskuar interesin e tyre për reprezentuesin argjentinas.
Real Madridi, Manchester City, Chelsea dhe Manchester Unitedi janë gjithashtu të lidhur, por Barcelona është favorit kryesor për transferimin e Lautaros.
Se Lautaro është ideal për sulmin e Barcelonës e ka thënë edhe Juan Antonio Pizzi, një ish-sulmues i Blaugaranëve, tani trajner në San Lorenzo.
“Lautaro Martinez është më shumë se Kun Aguero prototipi i sulmuesit që do t’i përshtatej Barcës”, ka thënë fillimisht trajneri Pizzi për EFE.
“Ai tashmë vërtetoi se çfarë mund të bëjë me Argjentinën, me Racing dhe Interin. Ai duket sulmuesi ideal për mënyrën sesi Barcelona luan futbollin e tyre”.
“Edhe në një nga ligat më të vështira në botë, në Itali, ai ka qenë në gjendje të luajë në një nivel shumë të lartë”, përfundoi argjentinasi.
22-vjeçari ka shënuar 16 gola dhe ka shtuar katër asistime në 31 ndeshje në të gjitha garat për Interin këtë sezon. /Telegrafi/