Telegrafi

Me pizhama në shtëpi, Dua Lipa pushon për festat e fundvitit (Foto)

Dua Lipa ka shijuar vitin më të mirë në karrierë dhe teksa po i afrohet fundi, ajo meriton edhe pushim.

Bukuroshja është kthyer në Londër, duke i lënë të gjitha angazhimet e saj menjëanë në përmbyllje të një viti.

Me pizhama nga apartamenti i asj në Londër, ajo ka uruar të gjithë për festat e fundvitit.

Dua duket bukur në ambientni e ngrohtë familjar në Londër, që pavarësisht suksesit të madh dhe fitimeve, nuk e kanë ndarë atë prej familjes.

Bukuroshja është në lidhje me Paul Klein, me të cilin është e lumtur.

Këngëtarja nga Prishtina shijoi vitin më të suksesshëm në karreirë me albumin e vet-titulluar në emër të saj që theu të gjitha rekordet.

Hiti më i madh nga albumi i saj është “New Rules”.

/Telegrafi/