Telegrafi

Pixel Tablet i Google dhe telefoni i palosshëm do të kenë sensorë të gjurmëve të gishtërinjve

Përderisa seria e Pixel 7 e mbanë sensorin e gjurmëve të gishtërinjëve në fund të ekranit, Pixel Tablet e vitit të ardhshëm dhe telefoni në ardhje i palosshëm do të përdorin sensorët tradicional të montuar anash pajisjeve. Kodi i ri gjithashtu zbulon edhe detajet për rezolucionet e ekraneve për të dyja pajisjet.

Një ankesë që shumë fansa të pajisjeve Pixel e kishin për Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro është se Google e lëvizi sensorin për shenjat e gishtërinjve nga pjesa e pasme e telefonit në pjesën e përparme, duke e vendosur atë në fund të ekranit, shkruan.

Përderisa shumë kompani, si për shembull Samsung, kanë pasur sukses të denjë me lexuesit e shenjave të gishtërinjve në fund të ekranit, Pixel 6 kishte pasur një ngadalësim të ndjeshëm në krahasim me Pixel 5, përcjell Telegrafi.

9to5google shkruan se ekipi tyre ka zbuluar një kod Android i dizajnuar për testimin e UI të lexuesve të shenjave të gishtërinjve të montuar anash, gjë që jep shenja se Google po teston 2 pajisje specifike me këtë lloj sensori.

E para referohet si “e rreshtuar në formën e shkronjës Y” – që do të thotë se sensori i shenjës së gishtërinjve është i vendosur ose në anën e majtë ose në atë të djathtë – dhe ka dy konfigurime të dallueshme, “e palosur” dhe “e shpalosur”.

Kjo sugjeron se Pixel Notepad i palosshëm do duhet që të ketë një sensor të shenjave të gishtërinjve të vendosur në mënyrë të njëjtë ashtu siç është parë tek seria e Galaxy Z Fold.

Telefoni i palosshëm pritet që kur të “shpaloset” të ketë një ekran me rezolucion prej 1840 x 2208, përderisa kur të “paloset” do të ketë rezolucion prej 1080 x 2100.

Ndërsa, është bërë një testim edhe për pajisjen “e rreshtuar në formë të shkronjës X” – gjë që do të thotë se sensori i shenjës së gishtërinjve do të jetë ose në skajin lartë ose në atë të poshtëm.

Ky kod besohet se është synuar që ta mbulojë Pixel Tablet në ardhje, dhe me sa duket sensori do të vendoset tek butoni ndiz/kyç që ndodhet në skajin e lartë, njëjtë si te Pixel Slate.

Sipas këtij kodi, Pixel Tablet – ose ndoshta, të paktën një model i saj, do të ketë ekran me rezolucion prej 2560 x 1600. /Telegrafi/