Telegrafi

Pixel 4 do të jetë seria më e shtrenjtë e telefonave nga Google

Në thelb Google nuk mund të thotë asgjë të re në ngjarjen e lansimit më 15 Tetor për Pixel 4 që do të na befasonte, pasi telefonat e tyre të 2019 kanë qenë ndoshta pajisjet më të raportuara. 

 

Nga detajet për specifikat kemi marrë shumë informata dhe tani falë Evan Blass, kemi një vështrim edhe mbi çmimet e pajisjeve. 

 

Telefonat e ri Google jo vetëm që do të jenë telefonat më të shtrenjtë Pixel ndonjëherë, por gjithashtu do të futen pak në territorin e iPhone për sa i përket çmimeve.

 

Përkatësisht me 789, 902 dhe 1.022 dollarë, Google po hyn zyrtarisht në klubin një mijë dollarë me Pixel 4 XL. 

 

Google është duke u përpjekur të konkurroj drejtpërdrejt me Samsung dhe Apple, duke pasur një formacion pajisjesh në gamën shumë të ngjashme të çmimeve me këta konkurrentë. /Telegrafi/