Andrea Pirlo ka emëruar kundërshtarët dhe bashkëlojtarët e tij më të mirë, përpara ndeshjes së tij të lamtumirës muajin e ardhshëm.
Mesfushori legjendar u tërhoq nga futbolli në fund të vitit të kaluar, por do të ketë një ndeshje lamtumirës në San Siro më 21 maj.
Sot (e enjte), Pirlo mbajti një konferencë për shtyp për të treguar rreth kësaj ndeshje, ndërsa në një intervistë për mediumin Q & A ai foli lojtarët më të mirë që ai luajti me ta dhe kundër tyre.
“Bashkëlojtari im me teknikën më të fortë ishte Ronaldinho”, ka thënë fillimisht Pirlo.
“Kundërshtari më i mirë [Lionel] Messi, kundërshtari më irritues [Ji-Sung] Park. Sa për trajnerët, të gjithë më mësonin diçka”.
“Më i bukura? [Alessandro] Nesta. Më i çmenduri ishte [Antonio] Cassano”.
“Ai që bëri më të mirën e asaj që kishte? [Gennaro] Gattuso”.
“Një lojë që unë do të fshija? Finalja e Ligës së Kampionëve në Stamboll kundër Liverpoolit më 2005”.
“Ndeshja më e mirë? Finalja e Kupës së Botës”, përfundoi ish-mesfushori italian. /Telegrafi/